Moderatorja e njohur flet për eksperiencën me Covid-19: Mjekët u alarmuan....

Moderatorja e njohur flet për eksperiencën me Covid-19: Mjekët u alarmuan....

09:41, 18/11/2020

Çdo ditë e më shumë persoanzhe të njohur po i shtohen listës së personave të infektuar me Covid-19.

Ndër ta është dhe moderatorja e njohur Fjodora Fjora, e cila pas 16 ditësh, arriti të dilte fitimatre nga beteja me virusin Covid-19.

Duket se moderatorja ishte me fat, pasi e kaloi koronavirusin pa simptoma serioze.

Së fundmi, Fjodora ishte e ftuar në “Ftesë në 5” ku dhe ndau eksperiencën e saj me djekësit.

Ndër të tjera, moderatorja tregoi se e gjithë kjo situatë ishte e vështirë për të psikologjikisht , dhe gjithçka nisi kur u diagnostifikua me infeksion të lartë nga analizat e bëra, që në fakt pas një përsëritjeje konstatuan se ishin bërë gabim.

“Klinika ku bëra analizat, mi bëri gabim, analizat e treguesit të gjakut për të treguar shkallën infeksionit ishte bërë gabim, vlera deri në 7 herë më lart se normalja. Thosha si mund të kem një infeksion kaq të lartë pa patur një temperaturë apo lodhje fizike. Mjekët u alarmuan, por grafia tregoi se nuk kisha prekje të mushkërisë në nivele të larta dhe e bëra dhe njëherë analizën. Ishte një ditë shokuese për mua, kalova në shok”, u shpreh Fjodora.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco