Një mik si George Clooney! Aktori sqaron pse u dhuroi nga 1 milionë dollarë 14 miqve të tij

Një mik si George Clooney! Aktori sqaron pse u dhuroi nga 1 milionë dollarë 14 miqve të tij

09:17, 18/11/2020

Aktori i njohur George Clooney, duket se është 'mik për kokë'!

Vite më parë, miku i tij, Rander Gerber, tregoi se Clooney ju dhuroi 14 miqve të tij nga një milion dollarë.

Pas shumë vitesh, Clooney foli për herë të parë për këtë temë.

“ Unë dhe Amal sapo ishim njohur, por nuk ishim në lidhje”, tha ai për GQ.

“Isha beqar. Të gjithë ne po plakeshim. Unë isha 52 vjeç dhe shumica e miqve të mi ishin më të vjetër se unë”.

“E mendova, gjithçka unë kam janë këta njerëz, të cilët për një periudhë 35-vjeçare më kanë ndihmuar në një mënyrë apo tjetër. Unë kam fjetur në kolltukët e tyre kur isha pa para. Ata më huazonin para kur unë s’kisha asgjë, pra ata më ndihmuan kur kisha nevojë, me vite. Po ashtu edhe unë i kam ndihmuar ndër vite. Të gjithë jemi miq të mirë dhe mendova ‘pa ata nuk do të kisha asgjë’. E mendova në thelb se nëse më godet autobusi, ata janë në testamentin tim. Por pse dreqin duhet të presë që të goditem nga autobusi?”, tha George, teksa shtoi se gjatë asaj kohe nuk kishte famije, grua dhe fëmijë dhe nuk e kishte aspak të qartë se çfarë do të bëhej me jetën e tij.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë George Clooney u zgjodh ‘Ikona e vitit 2020’ sipas revistës së njohur GQ me rastin e edicionit të 25-të ‘Burrat e Vitit’.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco