Elton Ilirjani thirrje nënave shqiptare: Jam djalë i mirë, di të gatuaj fasule e byrek

Elton Ilirjani thirrje nënave shqiptare: Jam djalë i mirë, di të gatuaj fasule e byrek

07:56, 18/11/2020

Sipërmarrësi i njohur Elton Ilirjani ishte i ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”.

Ilirjani premtoi se nuk do të shfaqet më i zhveshur dhe se të gjithën e ka bërë si pjesë të një aktivizmi, ku promovoheshin liritë e të drejtat e njeriut.

Ndër të tjera ai theksoi se i kërkon falje nënave shqiptare, që sipas tij me të drejtë janë ndier të fyera.

Ai siguroi nënat se është djalë i mirë, e madje dinë edhe të gatuaj

“Jam çun shumë i mirë, gatuaj shumë mirë, bëj byrek, fasule dhe u puth dorën nënave shqiptare. E kam një pishman, sepse ai nuk jam unë, ishte një lëvizje që duhet të ekspozohesha”, tha Ilirjani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco