Vdes nën vezullimin e spektaklit të tij, gjyshi i Krishtlindjeve që lumturoi fshatin 40 vjet me radhë

Vdes nën vezullimin e spektaklit të tij, gjyshi i Krishtlindjeve që lumturoi fshatin 40 vjet me radhë

14:38, 17/11/2020

Një familje angleze e vazhdoi traditën prej katër dekadash të gjatë dhe e hapi spektaklin e Krishtlindjeve të gjyshit të tyre që këtë të shtunë sivjet.

Festa e këtij viti, megjithatë, do të jetë e hidhur, pasi patriarku i familjes vdiq 24 orë para se të ndizeshin dritat.

Për 42 vitet e fundit, Dave Edwards ka bërë spektakël me bredha dhe dekorime për Krishtlindje rreth shtëpisë së tij në Croxley Green në Angli dhe u bë njeri i famshëm në zonë. Mjerisht, Edwards së fundmi u diagnostikua me kancer në zorrë dhe thuhet se vdiq të premten në mbrëmje.

"Ishte një ditë vërtet e vështirë," i tha vajza e tij Sharon Markham, medias. “Unë isha kaq e mpirë dhe jam akoma në shok. Babai im ishte një njeri kaq i mahnitshëm, komuniteti është trishtuar shumë dhe homazhet që kanë vërshuar për të, të lënë pa frymë. ”

Familja e Edwards vendosi ta mbajë gjallë traditën e ndezjes së dritave, e cila thuhet se ka tërhequr qindra njerëz vitet e kaluara. Ngjarja e këtij viti me sa duket u zvogëlua për shkak të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit, megjithëse u transmetua në internet.

"Ne kishim dhuruar një pemë Krishtlindjeje prej 9 metrash të gjatë dhe njerëzit qenë vënë në radhë për tre ditë për të varur stoli në të - ka pasur kaq shumë sa që na është dashur të dekorojmë edhe pemë të tjera në lëndinë dhe të varnim edhe disa nëpër rrugë ", shpjegoi Markham.

"Babai nuk e pa kurrë pemën, por ne I treguam për të dhe ai tha se ishte "e mrekullueshme". Ai mund të dëgjonte njerëzit që mbushnin radhët jashtë, kështu që e ndjente se ishte pjesë të saj. ”

Ajo vazhdoi, “unë e di sa do të donte të thoshte e gjitha për të. Ai me të vërtetë ishte një hero i vërtetë. Qielli ka fituar një engjëll dhe tani ai është përsëri me mamanë time, zonjën Krishtlindje, dhe ata mund të fillojnë të ndriçojnë Parajsën së bashku. "

Familja e ka përdorur vëmendjen e treguar për shfaqjet e saj të Krishtlindjeve për të ndihmuar në mbledhjen e parave për bamirësi, strehë për të pastrehë dhe rezerva ushqimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco