Aktori i njohur flet për vajzat e tij: Më pëlqen ky fakt, jemi kudo bashkë

Aktori i njohur flet për vajzat e tij: Më pëlqen ky fakt, jemi kudo bashkë

13:39, 17/11/2020

Aktori i njohur, Ryan Reynolds është një nga baballarët më të lezetshëm të Hollywood-it.

Ai ka 3 vajza: James 5 vjeç, Inez 4 dhe Betty 1. Ai dhe bashkëshortja e tij, Blake Lively janë çifti më i veçantë i shoëbizit.

Aktori thotë se është një mrekulli. “Unë e dashuroj faktin që jam baba vajzash. Kam 3 vajza dhe kurrë s'e kisha imagjinuar diçka të tillë. Vij nga një familje me shumë djem. Jam më i vogli nga 3 vëllezërit e mi dhe të kem 3 vajza është sfidë për mua dhe adhuroj çdo sekondë të jetës me to. Ato janë njerëzit më të aftë që unë njoh.

Nëse diçka ecën keq në jetën time ato janë të parat tek të cilat mbështetem sepse kanë mençurinë dhe forcën për të qëndruar të qeta edhe në momente tensioni. Kanë shumë kurajo, unë thjesht përpiqem të jem i pranishëm sa mundem.

Ne nuk ndahemi kurrë. Edhe kur xhirojmë një film, jemi gjithmonë të gjithë bashkë. Besoj që kjo është pjesa më e mirë, që nuk ndahemi. Unë kaloj shumë kohë me vajzat e mia”, është shprehur Ryan për Access Hollywood.

Blake dhe Ryan janë takuar për herë të parë gjatë xhirimeve të filmit të tyre, “Green Lantern”, dhe u martuan në 2012./K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco