Këngëtari Labinot Tahiri ka njoftuar se sot do të kthehet në Kosovë për të ndihmuar 24 vjeçaren kosovare Valentina, e cila ka nevojë për ndihmë pasi vuan nga leukemia.
Labi ka thënë se kishte ndërmend të qëndronte disa ditë në Evropë, por se po niset i buzëqeshur për një qëllim human.
Postimi i plotë:
MIRËMENGJESI ZEMRAT E SHQIPËS!
Edhe pse pa gjumë,tani me emrin e Zotit po nisem i buzëqeshur pêr Kosovë edhe pse doja të qëndroja 2 javê në Evropë!
Qëllimi pse po kthehem është që t’ia tubojmë paratë Valentines 24 vjeqare, e cila vuan nga Leukemia!
Mos harroni, ne jemi askushi pa njeri tjetrin!
Zoti dhuron mirësi e forcë vetem kur jemi njëzêri për çfardo qoftë!
I falenderoj të gjitha familjet shqiptare në DIASPORË, ku me qindra nga ato më kanë ftuar nëpër shtëpitë e tyre për të më nderuar me darkë apo drekë!!
Paratë për Valentinën do të tubohen!
Zoti ju bekoftë!
Labi KOSOVË E SHQIPËRISË!
© SYRI.net