Çfarë po ndodh? Bebe Rexha për të disatën herë kritikohet për peshën

Çfarë po ndodh? Bebe Rexha për të disatën herë kritikohet për peshën

10:40, 17/11/2020

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, është vënë në qendër të vëmendjes muajt e fundit, për shkak të sukseseve të njëpasnjëshmë që po arrin, romancës së saj të re, dhe për shtimin e saj në peshë, që fansat i kanë vënë në dukje kohët e fundit.

Vetëm disa kohë më parë, Bebe, po shijonte pushimet me të dashurin e saj Keyan Safyari, kur u kthye në kryefjalën e mediave rozë, për shkak të disa fotove që qarkulluan në rrjet, teksa Bebe dukej se kishte shtuar disa kilogramë.

Nuk zgjati shumë dhe Bebe postoi një video në rrjetet e saj sociale, për të hedhur poshtë komentet negative që po qarkullonin në rrjet për pamjen e saj.

Mirëpo, në një intervistë me ndjekësit në InstaStory, Bebe u kritikua përsëri për peshën e saj.

“Je shëndoshur, pse ke shtuar edhe ca kilogramë të tjerë?”, ka qenë pyetja e një ndjekësi.

 “E para. Kjo nuk është puna juaj. E dyta, është qesharake që ju jeni djalë dhe po e thoni këtë”, i përgjigjet Bebe.

Ndërsa me anë të një tjetër postimi, Bebe thotë se është shumë e vrazhdë të komentosh për peshën apo fizikun e dikujt tjetër.

“Mendoj se është super e vrazhdë të bësh komente për peshën e dikujt

1. Unë ha. Unë e dua ushqimin

2. Marr ilaçe për shëndetit im, që në fakt më bën të shtoj peshë

3. Unë gjithmonë kam luftuar me peshën time dhe dashurinë për veten time", u përgjigj këngëtarja.

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco