Në një romancë me Young Zerkën? Kiara Tito reagon për herë të parë

Në një romancë me Young Zerkën? Kiara Tito reagon për herë të parë

08:17, 17/11/2020

Prej dy ditësh, po përflitet për një romancë të mundshme mes Kiara Titos dhe Young Zerkën.

Gjithçka nisi nga fotot e tyre në Instagram, ku të ftuar në “Shiko Kush Luan” ata ishin “date-i” i njëri-tjetrit.

'Panorama Plus' tregon se  burime pranë dyshes, kanë deklaruar se për këtë arsye Luana i ka ftuar të dy në emision, për të ndarë për herë të parë me publikun, lajmin e ëmbël të një historie dashurie mes tyre.

Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi i parë i Kiarës lidhur me këto zëra.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku sigurisht është pyetur edhe rreth kësaj teme, por ajo ka zgjedhur të tregohet “diplomate” dhe mos të japë përgjigje.

“Ç’thonë kështu për ty dhe Zerkën?”- ka pyetur fansja.  Ndërsa Kiara është përgjigjur: ” E pra, ç’bëhet kështu? Kur do na vijë kjo e shtuna mbrëma?”

Kujtojmë se disa muaj më parë, Young Zerka i dha fund lidhjes 5-vjeçare me Ronela Hajatin. Ndërsa Kiara shpesh është përfolur për një lidhje me këngëtarin Butrint Imeri.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco