'U lodha duke dëgjuar mendimtarët idiot'/ Aktorja shqiptare infektohet me Covid-19

'U lodha duke dëgjuar mendimtarët idiot'/ Aktorja shqiptare infektohet me Covid-19

13:24, 16/11/2020

Aktorja e mirënjohur e humorit, Mariana Kondi ka zbuluar se është infektuar me Covid-19. Mariana ka ndarë në rrjete sociale një foto nga shtëpia e saj, ku shihet e mbuluar me batanije në shtëpinë e saj.

Ajo ka treguar se ka marrë një këshillë shumë të vyer nga mjeku Pëllumb Pipero, që e kanë ndihmuar gjatë këtyre ditëve. Kondi është shprehur se më parë dëgjonte çdo njeri që i fliste rreth virusit, ndërsa tani është e vendosur për të dëgjuar vetëm profesionistët.

“Të falënderoj Dr.Pipero për këshillën e rëndësishme që më dhe! Mos shiko dhe mos dëgjo se ç’thonë njerëzit… vetëm mjekun specialist! U lodha duke dëgjuar mendimtarët idiot, futur edhe unë brenda dhe për pak sa i besoja plotësisht! Jooo! Dëgjoni vetëm mjekun dhe jo frikë, por përkushtim ndaj vetes!”, shkruan aktorja e humorit.

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @marianakondiofficial

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco