Pas thashethemeve, Blerta tregon se a është në lidhje me Majkun

Pas thashethemeve, Blerta tregon se a është në lidhje me Majkun

10:37, 16/11/2020

Missi shqiptar e ka dhënë përgjigjen e prerë.

Prej disa javësh në media të ndryshme rozë, kanë qarkulluar lajme për një lidhje të re në showbizzin shqiptar.

Bëhet fjalë për reperin e njohur, Majk dhe “Miss Universe Kosova” Blerta Veseli, të cilët deri vonë nuk reaguan duke i lënë në mëdyshje fansat. Gjeneza e thashethemeve erdhi nga disa postime, që dyshja i kishin realizuar në të njëjtin vend, madje Blerta postoi një foto të Majk në Instagramin e saj.

Majk i mohoi këto lajme dhe tashmë ishte rradha e modeles bukuroshe për të folur, pasi teksa ishte e ftuar në Prive u pyet nëse janë të vërteta këto lajme.

“Asnjëra nuk është e vërtetë. Unë jam single, kam qenë single dhe do të jem single për një kohë të gjatë”, është shprehur ajo.

Pra, siç deklaruan protagonistët, ata nuk janë në një lidhje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco