Përfundon hetimi, ja për çfarë akuzohet zyrtarisht Fjolla Morina

Përfundon hetimi, ja për çfarë akuzohet zyrtarisht Fjolla Morina

10:25, 16/11/2020

Prokuroria e Kukësit ka përfunduar hetimet për Fjolla Morinën, e cila u kap me një pistoletë pa leje disa javë më parë në pikën e kalimit kufitar të Morinës së bashku me dy persona të tjerë.

Fjolla Morina akuzohet tashmë zyrtarisht për armëmbjatje pa leje, ndërsa për dy shoqëruesit e saj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji është pushuar çështja.

Kjo pasi Fjolla Morina pranoi se pistoleta e kapur i përkiste asaj dhe se e kishte harruar në çantë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco