Hillary Duff rrëfen keqkuptimet e saj rreth seksit në adoleshencë

Hillary Duff rrëfen keqkuptimet e saj rreth seksit në adoleshencë

10:10, 16/11/2020

Aktorja e njohur Hillary Duff ishte e ftuara e radhës në episodin e kësaj jave në “Lady Parts”.

Tashmë nënë e dy fëmijëve, dhe në pritje të fëmijës së tretë, Hillary i habiti të gjithë teksa tregoi për moshën e saj të adoleshencës dhe mendimin e saj mbi seksin.

Aktorja në periudhën e adoleshencës kishte menduar se çdo herë që do të kryente marrëdhënie seksuale, do të ngelej shtatzënë.

“Kam shkuar në shkollë kristiane dhe nuk mendoj se më është shpjeguar siç duhet. Mendoj se shumë gjëra nuk thuheshin. Prandaj nuk kam marrë edukimin e duhur seksual. Mbi seksin mësova nga miqtë e mi dhe pyetjet që i bëja atyre. Mendoja se herën e parë që do kryeja marrëdhënie seksuale do të mbetesha shtatzënë”- u shpreh Hillary.

Tashmë, aktorja është e martuar me këngëtarin Matthew Koma, dhe çifti është në pritje të fëmijës së tyrë të tretë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco