Gjergj Kaçinari tregon eksluzivisht për ‘Kafe Shqeto’: Ja si e përjetova Covid-19

Gjergj Kaçinari tregon eksluzivisht për ‘Kafe Shqeto’: Ja si e përjetova Covid-19

10:10, 16/11/2020

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV ishte këngëtari Gjergj Kaçinari.

Në një bashkëbisedim me moderatorin Flavio Qarri nga shtëpia e tij, Gjergji ka folur për këngën e tij “Më jep jetë” në festivalin e fundvitit në RTSH.

Gjergji tregoi LIVE se është në karantinë, pasi është infektuar me Covid-19. “Nuk kam bërë tampon, por kam patur simptoma në 10 ditët e fundit, tani jam mirë. Isha në fazën më të lehtë, kisha vetëm temperaturë.”

Më tej, ai foli për pjesën e koncerteve, që janë ndaluar nga pandemia vdekjeprurëse e koronavirusit. 

“Ka qenë periudhë e çuditshme për ne, për të gjithë ata që bëjnë një punë si e jona. Nga një jetë aktive, në një pasivitet të tmerrshëm. Unë fatmirësisht punojë me muzikë, edhe në produksione.

Është vrasëse në çdo formë. Sigurisht ka ndaluar shpenzimet. Është hera e parë që ne nuk paguhemi. Kjo është kohë e keqe për të gjithë."/K.H/SYRI.NET/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco