Këngëtari u ka kërkuar falje publikisht fansave.
Këngëtari i njohur shqiptar, Lindon Berisha së fundmi e ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor.
Kënga “Dashnia jem” e cila erdhi me videoklip dhe fansat mezi prisnin publikimin e saj, u largua nga Youtube.
Lidhur me këtë fakt ai u ka kërkuar fansave falje publikisht ku njofton se kjo gjë ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve me kompaninë që menaxhon kanalin e tij.
“Me keqardhje ju informoj që kënga e fundit e lansuar “Dashnia jem” është larguar përkohësisht nga kanali im i Youtube-it për disa shkaqe juridike dhe mosmarrëveshjeve me kompaninë përkatëse që mirëmban kanalin. Ju kërkoj ndjesë të gjithëve që më kanë sh kruar për heqjen e këngës njëkohësisht i falënderoj të gjithë për mbështetjen e madhe që kan treguar. Kënga do të rikthehet në të ardhmen sapo të zgjidhen këto çështje. Faleminderit të gjithëve, shumë mirënjohës”, ka shkruar Lindoni pranë postimit të fotografisë në Instastory.
© SYRI.net