Nuk e besonte Covid-19/ Infektohet miliarderi Elon Musk

Nuk e besonte Covid-19/ Infektohet miliarderi Elon Musk

20:34, 15/11/2020

Kreu i Tesla dhe SpaceX, miliarderi Elon Musk ka qenë skeptik ndaj pandemisë dhe në fillimin e saj i mëshonte idesë se “paniku mund të shkaktojë më shumë dëm sesa virusi”.

Miliardieri pranoi se me shumë gjasë është një prej të ashtuquajturave “raste të buta” të koronavirusit, por sërish e theksoi se në testet që kishte bërë në disa laboratorë, kishte marrë rezultate të ndryshme.

Tani, 49-vjeçari rrëfen se ka simptoma të ngjashme me ato të një rrufe të lehtë.

Të premten, ai deklaroi se ishte testuar katër herë, dhe brenda ditës kishte marrë dy përgjigje pozitivë dhe dy negative, duke vënë kështu në dyshim saktësinë e testeve të koronavirusit.

“Ka diçka të çuditshme këtu. Nëse gjëra të tilla më ndodhin mua, u ndodhin edhe të tjerëve”, shkruante ai.

Miliarderi sqaroi se kishte bërë testin e shpejtë të antigjenit nga BD, duke iu referuar me shumë gjasë testeve të “Becton Dickinson and Co”, të cilat e nxjerrin rezultatin për 15 minuta. Business Insider kontaktoi me kompaninë për të marrë një koment prej saj, por nuk pati asnjë të tillë.

Pas kësaj, tha se po priste rezultatin e testit PCR- që konsiderohet si standardi i artë për Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco