Rikthehet kasti i ‘Princi i Bel-Air’

Rikthehet kasti i ‘Princi i Bel-Air’

16:56, 15/11/2020

Rikthehet kasti i ‘Princi i Bel-Air’.

Familja Banks do të rikthehet përsëri në ekran. Aktori i famshëm, Will Smith zbuloi se “Fresh Prince of Bel-Air” do të ketë premierën e madhe më 19 nëntor, në HBO Max, shkruajnë mediat e huaja.

Përveç Will Smith, do të jenë thuajse edhe të gjithë aktorët kryesorë të kastit, përfshirë: Tatyana Ali (Ashley Banks), Karyn Parsons (Hilary Banks), Joseph Marcell (Geoffrey), Daphne Maxwell Reid (Vivian Banks), Alfonso Ribeiro (Carlton Banks) dhe DJ Jazzy Jeff (Jazz).

Shfaqja do të ketë sërish protagonist Will Smithin, ndërsa ngjarja do të bazohet në trailerin e Morgan Cooper, postuar në mars të vitit 2019.

Ishte pikërisht Smith ai i cili publikoi datën dhe trailerin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco