Aktorja e njohur dhe bashkëshorti i saj, i japin fund martesës pas 9 vitesh

Aktorja e njohur dhe bashkëshorti i saj, i japin fund martesës pas 9 vitesh

18:57, 14/11/2020

Aktorja e njohur, Olivia Wilde dhe bashkëshorti i saj, Jason Sudeikis i kanë dhënë fund martesës pas 9 vite bashkë.

“People” shkruan se ndarja e çiftit ka ndodhur që prej fillimit të 2020-ës, por vetëm tani lajmi është bërë publik. 

"Ka qenë ndarje miqësore dhe ata kanë kaluar në një rutinë të shkëlqyeshme. Fëmijët janë përparësia dhe zemra e marrëdhënies së familjes. " 

Aktorja dhe ish-partneri i saj u lidhën në nëntor të 2011-it, për t'u martuar në 2013-in. Ata janë prindër të dy fëmijëve, një djali 6-vjeç dhe vajzës 4 vjeçare./K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco