Ish-gruaja e Gigi Buffon infektohet me Covid-19

Ish-gruaja e Gigi Buffon infektohet me Covid-19

18:21, 14/11/2020

Ish-modelja nga Çekia, por që jeton dhe punon në Itali, Alena Seredova është infektuar me Covid-19.

Alena ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, duke postuar një foto ku shihet se gjendja e saj nuk është mirë.

42-vjeçarja nuk e di se si është infektuar, pasi ajo thotë se ka qenë gjithmonë shumë e kujdesshme.

"Pozitive dhe simptomatike. Megjithëse isha shumë e kujdesshme, unë hasa këtë shqetësim të padëshirueshëm. Jam në një shtëpi të izoluar dhe shpresoj që e gjithë kjo të kalojë së shpejti ... ”, shtoi ajo.

Ndoshta ajo që rëndon më shumë tek ajo, është distanca nga vajza e saj Vivenne Charlotte, e lindur vetëm 5 muaj më parë nga lidhja me partnerin e saj të ri Alessandro Nasi.

Gjithashtu, Alena ka edhe dy fëmijë të tjerë, Louis Thomas, 12 vjeç dhe David Lee, 11 vjeç, nga martesa me ish-burrin Gigi Buffon./K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco