FOTO/ Ylli i “Harry Potterit” thyen rekord në Instagram

FOTO/ Ylli i “Harry Potterit” thyen rekord në Instagram

16:06, 14/11/2020

Rupert Grint ka thyer rekordin e David Attenboroughit për arritjen më të shpejtë të një milion ndjekësve në Instagram. Këtë shifër “të magjishme” ish-ylli i “Harry Potterit” e arriti për katër orë e një minutë.

Postimi i tij i parë ishte një fotografi me të bijën.

32-vjeçari në postimin e parë shkroi me shaka se ishte “vetëm” dhjetë vjet me vonesë në Instagram. Ka shtuar se dëshironte t’ia prezantonte botës të bijën e tij.

Ai u bë baba për herë të parë më herët sivjet.

Grint u bë i famshëm me rolin e Ron Weasleyt në tetë filmat “Harry Potter” nga viti 2001 deri më 2011.

Këtë rekord në Instagram më herët e mbante ambientalisti David Attenborough, që iu bashkua rrjetit social në shtator 2020 dhe arriti një milion ndjekës për katër orë e 44 minuta. Postimi i tij i parë ishte një video për ngrohjen globale.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco