Djali i Maradona-s është shtruar në spital për komplikacione nga Covid-19

Djali i Maradona-s është shtruar në spital për komplikacione nga Covid-19

09:42, 14/11/2020

Momente të vështira për familjen Maradona. Pas operacionit në kokë të Diego Armando Maradona, tani edhe djali i tij, Diego Maradona Jr është shtuar në spital.

Djali 34-vjeçar i legjendës argjentinase ndodhet i shtruar në spitalin Cotugno për komplikacione nga Covid-19 .

Sipas asaj që raportojnë “Corriere del Mezzogiorno” dhe “Repubblica” , për fat të mirë, Diego Jr e ka kaluar rrezikun dhe është në gjendje të mirë.

Ditët e fundit,  Diego Jr njoftoi përmes rrjeteve sociale se ishte infektuar me koronavirus (ishte data 5 nëntor). Mirëpo, pas disa ditësh, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, duke e detyruar atë të shtrohet në spital. Ai tani është më i mirë dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco