Albana Osmani habit me deklaratën e saj për Arbanën: S’ka pasur kurrë miqësi

Albana Osmani habit me deklaratën e saj për Arbanën: S’ka pasur kurrë miqësi

09:37, 14/11/2020

Arbana Osmani dhe Albana Osmani përveçse kanë krijuar gjithnjë “ngatërresa” te publiku për shkak të mbiemrit të njëjtë dhe emrit të ngjashëm, janë edhe dy nga moderatoret më të dashura për shqiptarët.

Prej mëse 10 vitesh ato kanë punuar së bashku në një televizion, Top Channel, megjithatë duket se kjo nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien e tyre.

Pavarësisht të gjithave dy prej figurave më emblematike të këtij televizioni nuk kanë asnjë lloj miqësie me njëra-tjetrën.

Ka qenë një deklaratë e bërë nga Albana Osmani në “Shiko kush luan” ajo që po bën xhiron e rrjetit.

Ditën e djeshme u publikua promoja e emisionit dhe pjesë e saj ishte edhe loja e “Paintball” që këtë herë është luajtur nga moderatorja.

Teksa shënjestorn foton e Arbanës, ajo tregon se nuk ka patur kurrë miqësi me të, duke shtuar se arsyen nuk e ka kuptuar asnjëherë:

S’ka pas kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse, por…

 Rikujtojmë se gjatë kohës kur Arbana prezantonte “Big brother”, Albana ka qenë prezantuese e “Big Brother Fan Club” por si duket as kjo nuk ka ndikuar në shoqërinë e tyre.

Madje, ato nuk e ndjekin njëra-tjetrën as në Instagram.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco