Michael Jackson kryeson edhe një herë listën e të famshmëve që kanë ndërruar jetë, me fitimin më të lartë sipas Forbes, duke mbledhur 48 milion dollarë.
Lista vjetore e botuar të ditën e sotme, zbuloi katalogun e Muzikës të Mbretit të Popit, i cili gjithashtu përfshin muzikë nga Elvis dhe Aretha Franklin, që përbën më shumë se 70% të fitimeve të tij.
Jackson, vdiq në moshën 50 vjeç në 2009, bëri 60 milion dollarë vitin e kaluar, pasi muzika e tij u rrit në 2.1 miliardë në SHBA, krahasuar me 1.8 miliardë një vit më parë.
Ndërsa, legjenda NBA-së, i ndjeri Kobe Bryant që ndërroi jetë në janar të këtij viti, ka fituar 20 milion dollarë./K.H/Syri.net./
© SYRI.net