Filmi i ri i Emily Blunt pritet me kritika

Filmi i ri i Emily Blunt pritet me kritika

20:38, 13/11/2020

Trajleri për filmin e ri “Wild Mountain Thyme” (Trumza e egër e malit) është pritur me kritika për keqpërdorimin e theksit dhe aksentit irlandez si dhe shumë klisheve.

Në film luajnë aktorja britanike Emily Blunt, Jamie Dornan të Irlandës së Veriut dhe yllin amerikan Christopher Walken.

Filmi bën fjalë për një çift të dashuruarish, të cilët ngatërrohen në mosmarrëveshjen e familjes së tyre për tokën.

Por sapo është publikuar, trajleri është pritur me kritika në rrjetet sociale. Euronews foli me Brian Lloyd, redaktor filmi në Entertainment.ie, i cili tha:

“Wild Mountain Thyme” nuk është domosdoshmërisht fyes, por sigurisht ne kemi bërë ndryshime të këtyre klisheve dhe për të shmangur keqkuptimet në lidhje me stereotipet kombëtare.

“Filmi u shkrua nga një autor i Çmimit Pulitzer, i cili drejtoi Moonstruck. Medojmë se ai e ka pasur një lloj ndërgjegjësimipër atë që është fantazi dhe çfarë është një realitet në Irlandë”.

Lloyd tha se aktorët e filmit mund t’i kërkojnë falje popullit të Irlandës, nëse kjo do të jetë e nevojshme.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco