Mbesa e Diellza Kolgecit, rrëmben trofeun e ‘Miss Globe 2020’

Mbesa e Diellza Kolgecit, rrëmben trofeun e ‘Miss Globe 2020’

18:57, 13/11/2020

Lorinda Kolgeci, bukuroshja kosovare ka triumfuar mbrëmjen e djeshme konkursin e ‘Miss Globe 2020’.

Në një garë e cila u zhvillua në Tiranë, mes më të bukurave nga çdo vend i botës, Lorinda arriti të rrëmbejë trofeun e më të bukurës me buzëqeshjen dhe fizikun e saj.

Pak ditë më parë, halla e saj ish-miss Diellza Kolgeci me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruante se ishte shumë e lumtur për mbesën e saj.

“Mbesa ime Lorinda Kolgeci do të përfaqësojë Kosovën në ‘Miss Globe 2020’ , jam shumë e lumtur për Lorindën sepse e di që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në mënyrëm më të mirë.P.S. normal unë besoj që edhe do të fitojë titullin e ‘Miss Globe 2020’ sepse për këtë arsye e kam propozu për të konkuruar prandaj dua fitore”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco