U gjet e vdekur në banesë, pasuria marramendëse e prezantueses do të shkojë për bamirësi

U gjet e vdekur në banesë, pasuria marramendëse e prezantueses do të shkojë për bamirësi

17:40, 13/11/2020

Prezantuesja e “Love Island”, Caroline Flack humbi jetën në mënyrë tragjike në 15 shkurt të 2020, pasi u gjet e vdekur në banesës e saj në Londrën Veriore.

Në atë kohë, ajo priste gjyqin për një akuzë sulmi, pas një incidenti me Leëis Burton, me të cilin prezantuesja shoqërohej. Por të dy mohuan akuzat. Mediat britanike shkruajnë se ajo kreu vetëvrasje.

40 vjeçarja nuk ka lënë një testament para vdekjes së saj, ndërsa pasuria e saj do të shkojë për bamirësi.

Familja e prezantueses së famshme britanike Caroline Flack ka njoftuar se pasuria prej 827 mijë paundësh do të shkojë për bamirësi.

Caroline në total kishte një pasuri prej 2 milionë paundësh, por një pjesë do të shkojë për borxhet dhe një pjesë u llogarit për funeralin e saj.

Nëna e prezantueses do jetë ajo që do administrojë procesin, e cila premtoi se pasuria e vajzës së saj do të përdoret për një qëllim të mirë.

“Ne do ti përdorim paratë me mençuri për të ndihmuar në kauzat për të cilat Caroline ishte e apasionuar”. /K.H/Syri.net/ 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco