Në pritje të ëmbël/ Reperja shqiptare publikon ekon dhe i bën një premtim bebes

Në pritje të ëmbël/ Reperja shqiptare publikon ekon dhe i bën një premtim bebes

16:08, 13/11/2020

Reperja shqiptare, Gjira Kajtazi do të bëhet së shpejti nënë për herë të dytë.

Së fundmi, Gjira ka publikuar ekon e bebes që pret, dhe duke i premtuar asaj që s’do të jetë nënë e rreptë dhe shpreson se do të jenë shoqe të ngushta së bashku. Me shaka ajo shkruan që vajza e saj të mos i sjell djem në shtëpi, pasi babai do t’i vrasi.

“Kjo më duket kaq e pavërtetë. Mezi pres të takoj vajzën time të vogël. Shpresoj se do të jemi shoqe të ngushta dhe nuk do të ndihesh e turpëruar nga unë para miqve të tu, sepse unë nuk do të sillem kurrë si një ‘nënë tipike’ …. por të lutem mos sill djem në shtëpi .. babi do të na vrasë …”, ka shkruar Gjira.

Ajo dhe partneri i saj, kanë një djalë të quajtur Maël. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco