Një arrest shtëpie si i Fjolla Morinës/ Fisnik Syla e ‘mbulon’ me dhurata

Një arrest shtëpie si i Fjolla Morinës/ Fisnik Syla e ‘mbulon’ me dhurata

14:16, 13/11/2020

Prej kohësh Fjolla Morina ka vjedhur vëmendjen e të gjithëve.

Që pas arrestimit të saj në doganën e Morinës, Fjolla po i kalon ditët në një shtëpi me qira në qytetin e Kukësit, ku po vuan masën e dënimit arrest shtëpie.

Por, duket se Fjolla nuk po kalon aspak keq, pasi në këtë izolim e ka shoqëruar partneri i saj Fisnik Syla, i cili duket se po mundohet shumë të ja bëjë sa më të lehtë izolimin Fjollës.

Këngëtarja,  po jeton momente të lumtura në krah të tij dhe nuk nguron që ta dëshmojë këtë gjë.

Çdo ditë ajo surprizohet nga Fisniku, i cili e përkëdhel këngëtaren me dhurata të ndryshme.

Dhurata e fundit nga ai është një tufë me trëndafila të kuq.

Kujtojmë, se para disa javësh Fjolla Morina mori propozim për martesë nga partneri i saj dhe ajo ju përgjigj: “PO” dhe duket se çifti po planifikon të martohet shumë shpejt.

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco