Anaid Kaloti tregon se çfarë fshihet pas çmimeve që jepen në rrjete sociale

Anaid Kaloti tregon se çfarë fshihet pas çmimeve që jepen në rrjete sociale

13:55, 13/11/2020

Ish banori i ‘Big brother’ Anaid Kaloti ishte i ftuar në emisionin e mëngjësit ‘Kafe Shqeto’ për të folur për më të rejat në lidhje me rrjetet sociale siç është giveaway të cilin shumë nga influencuesit po e përdorin në lllogaritë e tyre personale.

Anaid dha shumë këshilla të vlefshme për bizneset të cilët e praktikojnë giveaway të cilin ai e quajti të tmerrshme pasi grupimet që ai krijon nuk janë grupime që kanë lidhje me biznesin por vetëm duan të fitojnë atë çmim dhe më pas të largohen.

Çfarë do të thotë giveaway që këto kohëte fundit është bërë shumë e përdorshme në rrjete sociale?

'Është e tmerrshme, që të them të drejtën nuk e sugjeroj për asnjë biznes. Asnjë profesor i marketingur ose faqe nuk këshillon që një biznes të bëjë giveawaj të kësaj natyre. Giveaway kur u shpik për herë të parë nga Instagrami. Është bërë që një biznes t'ju japë një hapësirë të re klientëve të tij për të përfituar falas që ta prek produktin e këtij biznesin qoftë hotel, restorant etj. Unë kam një brand shumë serioz tani në kompaninë time që për fatin e tij të keq vjen me një ngjarje me giveaway dhe ka një faqe me 100 mijë ndjekës dhe merr 12 pëlqime për foto. Njërëzit që blejnë onlinë gjëja e parë që shikojnë është se sa e ka e kanë pëlqyer foton dhe sa i kanë bërë komente. Ndërsa njërëzit që janë të interesuar ose hyjnë në lojën e një giveaway, arsye kryesore kanë të fitojnë atë çmimin, nuk është se i përkasin atij grupi njërëzish që ju i intereson biznesi. Kështu që boll bëtë giveaway se lat nam. Mos shpërndani më lek. Që të kesh një Instagram të mirë, biznes duhet ta përdori si një influencer i mirë. Çfarë do të thotë?Duhet të përdori gjithë platformën. Instagrami është si një shtëpi me 13 dritare ku ti në qoftëse përdor vetëm feed, instastoryn, ti po hap vetëm dy dritare dhe aq dritë merr profili jot.  Si filllim duhet të edukohen të gjithë bizneset që ti përdorin mirë rrjetet e tyre sociale

Për shifrat e frikshëm që po jepen në Instagram përmes giveaway Anaid u përgjigj:

'Instagrami me 1600 euro të jep mundësinë që ti të shfaqesh në gjithë Shqipërinë. Nuk ke pse të paguash 10 mijë euore sepse e vetmja gjë që bizneset nisën ta bëjnë këtë gjë është që faqja e tyre të krijojë interaktivitet. Por ajo faqë nuk krijon interaktivitet sepse e gjitha shkon për çmimin që jep. Asnjë nuk është target grupi biznesi.

Shumë personazhe kanë dalë pas giveaway dhe kanë folur për skandale, për pakënaqësira, për çfarë e kanë fjalën?

Personazhit publik nuk i intereson shumë se çfarë i shkon biznesit apo jo. Personazhi publik merr lekët e veta dhe është në rregull. Givaway nuk e organizon vetë personazhi, i organizojnë të tjerë që i jep personazhit një sasi lekësh. Në 220 influencer që kanë kontaktuar me agjencinë tonë i dërgojmë mesazhin që ti mos i bëjnë këto gjëra. Nuk është në interesin e biznesit kjo lloj forme. Dhe nga ana tjetër i edukojmë ato javë për javë sepse Instagrami dhe rrjete sociale ndryshojnë shumë më shpejt se njerëzit. Ata janë një hap para nesh, jemi ne që i ndjekim ata. Nëse ti dëshiron të jesh një përdorues i mirë i rrjeteve sociale duhet të dish si të përdoresh veten tënde pastaj të bësh nga këto sforco.

Çfarë po ndodh me personazhet VIP që nuk po ju ecën me fotot dhe videot?

Instagrami funksionon në bazë të alegoritmeve.Është një kompjuter që bën llogari kush duhet të dalë para tjetrit dhe me radhë. Ajo që unë do ti sugjeroja çdo biznesi është : ju lutem mësoni të përdorni platformën tuaj dixhitale. Që të jeni i mirë në platformën digitale ajo e të bërit giveaway është një numër në 100 numra që ofron kjo platformë. Që të jeni i mirë në botën dixhitale duhet të jeni gjatë gjithë kohës të informuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco