Ish-truproja i Brad Pitt tregon shqetësimin kryesor të Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Ish-truproja i Brad Pitt tregon shqetësimin kryesor të Angelina Jolie dhe Brad Pitt

10:27, 13/11/2020

Një nga çiftet më të famshëm dhe më të komentuar në botë, është padyshim çifti Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Ata kishin rrëmbyer zemrat e të gjithëve, derisa i dhanë fund martesës disa vite më parë.

Por një burim i afërt me çiftin, konkretisht ish-truproja i aktorëve ka treguar detaje nga jeta e tyre personale.

Mark “Billy” Billingham rrëfeu eksperincën e tij për 18 muajt që punoi me familjen Pitt.

Ai tha se shqetësimi kryesor i Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishte siguria e fëmijëve të tyre.

“Shqetësimi më i madh për ta ishte rrëmbimi i fëmijëve, gjithçka ka të bëjë me paratë,”– tha 53-vjeçari.

Më pas shtoi: “Angie dhe Brad janë shumë të shqetësuar se kush rri pranë fëmijëve të tyre.”

Billy gjithashtu tha se “mësoi shumë” nga yjet.

“Një gjë që më befasoi tek Brad dhe Angelina ishte menaxhimi i tyre i kohës dhe mënyra se si ata kishin kohë për të bërë gjithçka, nga jeta familjare, puna dhe aktivitetet e bamirësisë,”- u shpreh ai. “Kam marrë shumë mësime prej tyre, ata mësuan shumë nga unë dhe e mira e të punuarit së bashku ishte respekti i ndërsjellë.

Pitt dhe Jolie aktualisht janë në një betejë të hidhur për kujdestarinë e fëmijëve pas ndarjes në 2016.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco