Në pritje të fëmijës së parë, aktorja flet për frikën e saj: Më thanë se mund të mos ngelja shtatzënë

Në pritje të fëmijës së parë, aktorja flet për frikën e saj: Më thanë se mund të mos ngelja shtatzënë

22:48, 12/11/2020

Aktorja e njohur, Emma Roberts është në pritje të fëmijës së saj të parë, me partnerin Garrett Hedlund.

Së fundmi, aktorja ka rrëfyer frikën e saj më të madhe pasi mjekët në i thanë që nuk mund të bënte fëmijë.

“Më thanë se kisha e endometriozë. Ndjeva sikur kisha bërë diçka të gabuar,”- u shpreh ajo.

Emma deklaroi se ajo mendon se kishte endometriozë që kur ishte adoleshente.

Kur aktorja u diagnostikua, mjekët i treguan se endometrioza i shkaktonte probleme me pjellorinë, ndaj i thanë se ndoshta kishte nevojë për të ngrirë vezët dhe ajo e bëri këtë.

Ndaj 29-vjeçarja nuk dëshironte të ndante shpejt me ndjekësit lajmin e shtatzënisë, sepse kishte frikë se diçka mund të shkonte keq.

Endometrioza është një patologji gjinekologjike, ku endometriumi (shtresa e brendshme e mitrës, e cila zëvëndësohet çdo muaj me ciklin menstrual) fillon të rritet jashtë mitrës. Shkaku i këtij çrregullimi ende nuk është i qartë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco