Thyhet rekordi i Tom Cruise, aktorja e ‘Titanik’ qëndroi kaq minuta nën ujë për filmin e ri

Thyhet rekordi i Tom Cruise, aktorja e ‘Titanik’ qëndroi kaq minuta nën ujë për filmin e ri

22:28, 12/11/2020

Kate Winslet ka thyer një rekord ndaj Tom Cruise, pasi mbajti frymën nën ujë për shtatë minuta, gjatë filmimit të një skene për “Avatar 2”, shkruajnë mediat e huaja.

Aktorja e “Titanic” u ribashkua me regjisorin James Cameron për vazhdimin e filmit që korri suksese të mëdha në vitin 2009. Roli i fitueses së ‘Oscar’ e ktheu atë nën ujë, teksa përfundoi duke thyer një rekord të vendosur më parë nga aktori Tom Cruise në “Mision Impossible: Rogue Nation” me një minutë.

“Ishte e shkëlqyer dhe unë isha shumë krenare për veten time dhe ndoshta nuk do të jem në gjendje ta bëj më përsëri. Kjo erdhi pas një trajnimi intensiv pas katër javësh. Por unë e doja atë”, tha Winslet në një deklaratë.

 Aktorja u bë disi virale në fund të tetorit pasi llogaria zyrtare e filmit në Twitter ndau një foto që e tregon atë në një tank zhytjeje duke filmuar një skenë nën ujë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco