The Weeknd do të performojë në shfaqjen e 'Super Bowl 2021'

The Weeknd do të performojë në shfaqjen e 'Super Bowl 2021'

21:16, 12/11/2020

Kompania “Pepsi” ka njoftuar se fituesi i çmimit Grammy, The Weeknd do të performojë në hapjen e Super Bowl.

“Ne nuk mund të presim t’i japim mirëseardhjen fituesit The Weeknd në Pepsi Super Bowl LV”, tha Adam Harter, nënkryetar i divizionit të Sporteve, Medias dhe Argëtimit të PepsiCo.

Dhe këngëtari vetë e publikoi lajmin në Twitter, duke shkruar: “Të gjithë u rritëm duke parë këngëtarët më të mëdhenj në botë duke performuar në Super Boël dhe ëndërrojmë të jemi në atë pozitë. Jam i përulur, i nderuar dhe në ekstazë që do të jem në qendër të asaj skene të famshme.”/K.H/Syri.net./

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco