Sinan Vllasaliu publikon këngën e re, dedikim për Ushtrinë e Kosovës

Sinan Vllasaliu publikon këngën e re, dedikim për Ushtrinë e Kosovës

21:31, 12/11/2020

Sinan Vllasaliu ka publikuar projektin e tij më të ri.

Këngëtari i njohur ka befasuar fansat e tij të shumtë me një projekt mjaft interesant dedikuar ushtrisë së Kosovës.

Kënga, e cila vjen vetëm në versionin audio mban titullin “Ushtria e Kosovës” dhe është me tekst dhe muzikë nga Arsim Bunjaku kurse për orkestrimin është kujdesur Florent Boshnjaku.

Por nuk mbaron me kaq.

Ditën e sotme Sinan Vllasaliu ka menduar edhe për adhuruesit e këngëve të dashurisë duke publikuar një projekt me titull “Dreqi e marrtë”.

Kënga është një baladë mjaft e ndjerë dhe flet për një dashuri të pamundur.

Për këtë projekt, i cili erdhi i realizuar edhe me videoklip janë kujdesur Florent Boshnjaku, Granit Gashi, Demir Basha dhe Ghulo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco