Këngëtari i njohur publikon foton e parë të vajzës të sapolindur

Këngëtari i njohur publikon foton e parë të vajzës të sapolindur

17:31, 12/11/2020

Këngëtari amerikan, Usher ka prezantuar për herë të parë me vajzën e tij, Sovereign Bo, këtë të mërkurë.

Në një lidhje live me The Ellen DeGeneres Show, Usher ka ndarë foton e parë me vajzën e tij.

“Duket si një kukullë porcelain. Ajo nuk duket e vërtetë”, tha Ellen DeGeneres.

Usher njoftoi ardhjen në jetë të vajzës së tij përmes Instagramit më 30 shtator, gjashtë ditë pasi e dashura e tij Jenn Goicoechea lindi Sovereign, fëmijën e tyre të parë së bashku. 

“Ajo erdhi herët. Ajo ishte planifikuar të ishte një Akrep por ajo vendosi të ndryshonte planet. Peshoret, e dini, ata kanë mendjen e tyre dhe bëjnë çfarë duan.”

Usher dhe Jenn Goicoechea u panë për herë të parë në një një koncert në Hollywood Bowl më 19 tetor 2019.

Kujtojmë se këngëtari ka dhe dy djem, 11 dhe 12 vjeç me ish bashkëshorten Tameka Foster./K.H/Syri.net/ 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco