Sam Smith hap zemrën: Kisha frikë të tregoja feminitetin tim...

Sam Smith hap zemrën: Kisha frikë të tregoja feminitetin tim...

12:18, 12/11/2020

Këngëtari i njohur Sam Smith ishte i ftuar në një intervistë për ‘Late Late Show’, ku për herë të parë foli hapur për vendimin që mori një vit më parë për të dalë publikisht si ‘jo-binar’.

“Në tërësi, ka qenë vendim i mrekullueshëm,” u shpreh Smith.

Gjithsesi, këngëtari tregoi se për të ishte tepër e vështirë të përballej me reagimet e njerëzve që nuk pranojnë homoseksualët.

“Ishte e mahnitshme, por gjithashtu ishte e vështirë të shihje reagimet e gjithë atyre njerëzve që nuk mbështesin njerëzit pa gjini ose transgjinorë në gjithë botë. Padyshim, ishte një luftë më e madhe sesa e prisja,”– tregoi Sam mes emocionesh.

Më pas shtoi: “Por unë ndihem mirë në lëkurën time, që është çmimi dhe gjëja e mrekullueshme.”

“Nuk ka rëndësi për çfarë apo për kë po këndoj, thjesht ndihem sikur mund ta tregoj të gjithë veten time dhe ta fus brenda muzikës që bëj. Më parë, ndjehesha e frikësuar për të treguar feminitetin tim. Më dukej vërtet e frikshme, por tani jo më,”– përfundoi ai.

Kujtojmë se Sam Smith doli hapur si gay në vitin 2014 dhe që atëherë është bërë një prej ikonave të komunitetit LGBT.

 Fatin që Sam-i nuk ka patur në dashuri mesa duket e ka pasur në karrierë.

Këngën “Stay with me” ai ja ka dedikuar një djali të cilin dashuronte por i cili theu zemrën, por kjo këngë e bëri Sam-in fitues të disa çmimeve Grammy.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco