Valer Kolnikaj: Ja çfarë bëjnë të burgosurit vetëm për të më parë

Valer Kolnikaj: Ja çfarë bëjnë të burgosurit vetëm për të më parë

12:08, 12/11/2020

Ish banori i Big Brother 7, Valer Kolnikaj ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për karrierën e tij si mjek dhe pasionin për botën e televizionit.

Përveçse është prej vitesh drejtor i një qendre shëndetësore, Kolnikaj punon gjithashtu dhe në Reç, ku ndau një detaj interesant për të burgosurit teksa tha se “vijnë vetëm për të më parë dhe bërë muhabet”.

“Të gjithë të burgosurit janë fansat e mi. Kanë qenë që përpara sepse kam qenë dhe unë i “burgosur” në Big Brother dhe besoj se ata kanë qenë ata që më kanë kuptuar më shumë sesa çdo teleshikues tjetër. Ata duke qenë të kufizuar në monitorim ata më kanë kuptuar çdo lëvizje dhe gjatë gjithë kohës më kanë pritur shumë mirë dhe puna ime si mjek ka ardhur duke u lehtësuar.

Ka raste që bëjnë zhurmë të madhe dhe kur vijnë tek mjeku sepse është një largësi e madhe dhe punonjësit e burgut duhet t’i shoqërojnë për të ardhur tek unë. Më thonë “Kam ardhur vetëm për të të parë dhe për të bërë muhabet”. Ndërkohë që ka edhe të tjerë që kanë me të vërtetë nevoja shëndetësore tek të cilët jam më shumë i fokusuar“, tha Valeri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco