Çfarë kishte fotoja e Cardi B që irritoi aq shumë ndjekësit indian?!

Çfarë kishte fotoja e Cardi B që irritoi aq shumë ndjekësit indian?!

09:49, 12/11/2020

U desh një pozë e vetme nga Cardi B, që ndjekësit të vazhdonin me polemikat dhe akuzat ndaj reperes.

Cardi B, së fundmi, pozoi në një pozicion si hyjnesha hindu, Durga, dhe u përball me reagime të ashpra nga fansat e saj indian.

Nuk zgjati shumë dhe Cardi B bëri një sqarim për të gjithë ndjekësit e saj, ku kërkoi dhe falje, duke theksuar se nuk kishte për qëllim të fyente fenë e askujt.

“Shumë fansa po më thonë se unë jam kritikuar në të gjithë mediat sociale sepse nuk po respektoj një perëndeshë. Kur realizova setin fotografik, po më thonin se do të pozoj si hjë Hyjneshë, që përfaqëson forcën, feminilitetin dhe çlirimin dhe isha gati menjëherë. Por nëse njerëzit mendojnë se po ofendoj kulturën e tyre ose fenë e tyre, dua të them që më vjen keq, nuk ishte qëllimi im. Nuk më pëlqen të mos respektoj fenë e askujt. Ashtu siç nuk do të doja që njerëzit të ofendonin fenë time. Kur njerëzit vishen si Virgjëresha Mari dhe Jezusi, për sa kohë që e bëjnë atë në një mënyrë të bukur, të hijshme dhe në mënyrë të respektueshme, unë nuk ndihem e fyer. Nuk po përpiqesha të mos respektoja fenë tuaj, mbase duhet të bëja kërkime fillimisht. Më vjen keq, nuk mund ta ndryshoj të kaluarën, por do të bëj më shumë kërkime në të ardhmen”-u shpreh reperja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco