'Po vuanim për bukë'/ Aktori i 'Game of Thrones' tregon për vështirësitë ekonomike

'Po vuanim për bukë'/ Aktori i 'Game of Thrones' tregon për vështirësitë ekonomike

09:22, 12/11/2020

Jason Momoa, prej 20 vitesh është pjesë e industrisë së filmit.

Por, me rolin e tij në  “Game of Thrones” ai u bë një emër shumë i lakuar në fushën e kinematografisë, së fundmi aktori ka tërhequr jo pak vëmendjen e ndjekësve me një deklaratë të tij.

Momoa, tregoi se ka kaluar një periudhë të vështirë ekonomike në jetën e tij.

Bëhet fjalë për periudhën pas filmit ‘Game of Thrones’dhe para se të bëhej pjesë e filmit ‘Aquaman’, ku ai po kalonte momente të vështira financiare.

Problemi i tij arriti deri në atë pikë, sa aktori tregon se mezi paguante faturat e muajit, ndërkohë që kishte dy fëmijë për të rritur.

"Pas Games of Thrones, ne po vuanim për bukë. Nuk kisha punë. Është shumë e vështirë kur ke bebe për të rritur dhe je në borxhe. Ndonëse isha i famshëm, kjo nuk do të thotë se isha i suksesshëm financiarisht”- u shpreh Momoa në një intervistë për “Instyle”.

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco