Mjeku personal publikon foton e parë të Maradonës nga spitali

Mjeku personal publikon foton e parë të Maradonës nga spitali

21:36, 11/11/2020

Javën e kaluar, disa ditë pas 60-vjetorit të lindjes, Maradona u shtrua në një spital në La Plata. Ai kishte shfaqur simptoma të anemisë dhe dehidrimit. Mirëpo një skaner zbuloi mpiksje gjaku midis trurit dhe kafkës së tij dhe iu nënshtrua një operacioni urgjent.

Të martën, Dr Leopoldo Luque dha një lajm të shkëlqyeshëm.  “Diego është duke bërë shumë më mirë. Është duke u përmirësuar çdo ditë. Shërimi i tij në kohë të shpejtë është i pabesueshëm”, tha ai.

Ndërsa pak orë më parë, avokati i legjendës argjentinase, Matias Morla dha disa detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të Maradonës.

Ai është i mirë,  dëshiron të shërohet sa më shpejt. Maradona ndodhet akoma në spital . Mund të dalë këtë të mërkurë, por nuk e di se kur. Diego përjetoi momentin më të keq të jetës. Është mrekulli që problemi në kokë, i cili mund ti kushtonte jetën, u zbulua në kohë.”

Mirëpo lajmet e mira për Maradonën nuk kanë të mbaruar. Pak çaste më parë, Dr Leopoldo Luque publikoi në Instagram një foto nga spitali, ku shihet së bashku me Diegon, duke buzëqeshur.

ImageMjeku personal i

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco