Pas suksesit të jashtëzakonshëm, Emily do të qëndrojë në Paris për sezonin e dytë

Pas suksesit të jashtëzakonshëm, Emily do të qëndrojë në Paris për sezonin e dytë

21:13, 11/11/2020

Pas suksesit të sezonit të parë, Emily do të qëndrojë në Paris edhe për sezonin e dytë.

Këtë të mërkurë, Netflix ka njoftuar se komedia romantike “Emily in Paris” do të nxjerr së shpejti dhe sezonin e dytë.

“Emily in Paris” me Lily Collins në rol kryesor, krijuar nga Darren Star, po cilësohet si një “Sex and the City” për brezin e ri, aq më tepër që Star qëndron gjithashtu pas “Sex and the City”.

Netflix nuk zbuloi se kur sezoni i dytë do të fillojë prodhimin ose kur është planifikuar të shfaqet.

Kujtojmë se filmi ka marrë mjaft kritika nga publiku francezë, pasi ai i portretizon banorët e kryeqytetit si snobë të poshtër, të fikuar pas çantave Birkin etj./K.H/Syri.net/ 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco