Ky është i vetmi film romantik që Matthew McConaughey do të luante sërish

Ky është i vetmi film romantik që Matthew McConaughey do të luante sërish

17:39, 11/11/2020

Ylli i romancave, (por jo vetëm) Matthew McConaughey e kishte shumë seriozisht kur tha se nuk do të luante më kurrë në komedi romantike.

Kujtojmë se 51 vjeçari madje refuzoi plot 14 milionë dollarë për një film të tillë.

Por a e dini që ka një film që Matthew do të ishte i gatshëm të rikthehej?

“How to lose a guy in 10 days”, historia e famshme e dashurisë, që bëri botën të dashurohej pas Kate Hudson dhe McConaughey në vitin 2003.

Në një intervistë së fundmi për E! Online, aktori tregoi se vetëm një prej shumë filmave të tij do bënte përjashtim nëse do të vendosej për një vazhdim të komedisë romantike.

"Me shumë mundësi po, kjo ishte një nga komeditë romantike më të mira”tha aktori./K.H/Syri.net/ 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco