Në pritje të fëmijës së dytë, këngëtarja e njohur publikon fotot n*do

Në pritje të fëmijës së dytë, këngëtarja e njohur publikon fotot n*do

16:30, 11/11/2020

Këngëtarja Christina Perri është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Këngëtarja e “A thousand years” ka ndaë në Instagram disa foto ku shihet tërësisht nudo. Ajo shihet e mbushur me tatuazhe.

 “Nuk doja kurrë të bëja foto shtatzënie. Nuk doja asnjë foto kur isha në pritje të vajzës time, Carmella Stanley (tani 2 vjeçe), sepse isha e traumatizuar nga shëndoshja kaq e madhe, por pasi pata një abort spontan në janar, gjithçka ndryshoi për mua.

Jam kaq e lumtur që jam shtatzënë dhe jam grua. Unë nuk e di nëse do të jem shtatzënë përsëri, kështu që këtë herë do të festoj dhe nderoj shtatzëninë time, foshnjën time dhe trupin tim të bukur," shkruan 34 vjeçarja.

Në muajin korrik, këngëtarja zbuloi se ajo dhe bashkëshorti Paul Costabile, do të bëhen prindër për herë të dytë./K.H/Syri.net/ 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco