'Luzja' tegon vështirësitë e para në aktrim: Nuk kisha besim tek vetja...

'Luzja' tegon vështirësitë e para në aktrim: Nuk kisha besim tek vetja...

14:23, 11/11/2020

Renada Caci është vajza që njihet ndryshe si ‘Luzja e Portokallisë’.

Kujtojmë se Renda e nisi karrierën e saj në botën e artit, si këngëtare fillimisht, për të kaluar më pas në aktrim.

Së fundmi, e ftuar tek Rudina, ajo ka treguar peripecitë që ka kaluar deri më sot.

Renada tregoi se roli i Luzes, si fillim ka qenë shumë i vështirë dhe torturues.

Renada rrëfeu se ka qarë shpesh nëpër korridore dhe se nuk kishte shumë vetëbesim.

Por gjithses,i aktorja zgjodhi të kujtojë të gjithë ato që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim të saj, si Agron Llaka dhe Erion Isajn.

“Ka qenë Erion Isai i cili ëshë bërë shkaku kryesor që më thoshte shko. Në ishim të rinj dhe nuk kishim shumë besim tek vetja, por ndodhi ajo që ndodhi dhe fillova.

Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë bërë mirë dhe të gjithë ata që më kanë bërë keq. Një nga njerëzit që dua të falënderoj më shumë është Agron Llakaj, i cili ka qenë ai që më shikonte nëpër korridoret e punës të mërzitur dhe teksa qaja e më jepte kurajo,”- ka thënë ajo.

E teksa u pyet për rolin e saj si Luzja, Renata tregoi se për të ky personazh ka lënë gjurmë tek ajo saqë shpesh harron që është Renada.

“Unë e kam mishëruar atë karakter dhe në tre të natës të më thuash çohu bëje pak dhe e bëj. Ndonjëherë më shumë më pëlqen vetja ashtu sesa si Renada. Akoma nuk kam filluar të adaptohem me pjesën e të qenurit Renada Caci që i bën të gjitha”, u shpreh aktorja.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco