Ndezi polemikat me deklaratën ‘Kosova nuk do të jetë kurrë Serbi’ por së fundmi Dua Lipa bën lëvizje tjetër

Ndezi polemikat me deklaratën ‘Kosova nuk do të jetë kurrë Serbi’ por së fundmi Dua Lipa bën lëvizje tjetër

13:45, 11/11/2020

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është vënë shpesh herë në qëndër të polemikave më karakter nacionalisto- politik pas disa postimeve në rrjetet e saj sociale.

Fillimisht ajo postoi linkun e një peticioni, i cili kërkonte që Apple Maps të tregonte kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, pasi vija ndarëse që shenjon kufirin mes dy vendeve në hartën e ‘Apple’ është e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, gjë që të lë ta mendosh Kosovën si pjesë të territorit serb.

Por këngëtarja nuk e kaloi me kaq.

Ajo “provokoi” sërisht duke nxjerrë në Twitter flamurin e famshëm që Ballist Morina ngriti me dron në stadiumit e Beogradit, gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë.

 “Autokton- epitet (për banorët e një vendi) vendas dhe jo të ardhur nga emigrimi apo kolonitë”, shkroi Dua në postimine  saj.

Ndërkohë që së fundmi ajo është vendosur sërish në qëndër të vëmëndjes për shkak të postimit të saj së fundmi.

Dua Lipa ka bërë në plan që të mbajë një koncert online në fund të muajit dhe ka ftuar të gjithë ata që jetojnë në Serbi të paguajnë biletën në mënyrë që ta shikojnë dhe ta dëgjojnë atë.

“Biletat e koncertit janë tani në dispozicion edhe për Hungarinë, Republikën Çeke, Greqinë, Kroacinë, Slloveninë, Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjë Hercegovinë, Sllovakinë dhe Bullgarinë! Porosit tuajën!”- shkruan këngëtarja në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco