Britney ka humbur gjyqin për largimin e kontrollit të babait mbi pasurinë e saj.
Një gjykatë amerikane ka hedhur poshtë një përpjekje të Britney Spears, 38, vjeçe për të hequr babanë e saj si kujdestar i pasurisë së saj, shkruan BBC.
Jamie Spears ka qenë kujdestari ligjor i vajzës së tij për 12 vjet, për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin e saj mendor.
Avokati i Spears tha se ylli i popit ishte “i frikësuar” prej tij dhe se ajo nuk do të performonte për aq kohë sa ai të qëndronte në rol.
Avokati i babait të saj argumentoi se ai gjithmonë vepronte në interesin më të mirë të vajzës së tij.
Një gjykatës tha se ajo do të merrte parasysh ankesat e ardhshme për shkarkimin ose largimin e tij të plotë.
Në ndërkohë, me kërkesë të Spears, kompania financiare Bessemer Trust është emëruar si bashkë-konservator.
Gjatë një seance të martën, avokati i Spears, Samuel Ingham, tha se ajo dhe babai i saj nuk kanë asnjë “marrëdhënie të qëndrueshme pune” dhe nuk kanë folur për një “kohë të gjatë”.
Por Vivian Thoreen, avokati i Jamie Spears, argumentoi se arsyeja që ata nuk kishin folur ishte sepse Ingham e kishte këshilluar Spears kundër kësaj.
Beteja ligjore po zhvillohet kundër sfondit të lëvizjes “Free Britney”, ku një grup fansash që besojnë se Spears po mbahet ‘e burgosur’ nga babai i saj dhe të tjerët.
© SYRI.net