Tayna dhe Noizy takohen 'fshehurazi' në vendin e njëjtë

Tayna dhe Noizy takohen 'fshehurazi' në vendin e njëjtë

10:18, 11/11/2020

Nuk dihet nëse është rastësi apo e qëllimshme, por duket se dy artistët e njohur po qëndrojnë në të njëjtin vend.

Rep-artistja Tayna ka zgjedhur që ditët e vjeshtës t’i kalojë në bregdet pasi edhe nuk është e angazhuar me koncerte.

Ajo ka ndarë me ndjekësit fotografi në rrjete sociale, teksa tregon se po kalon për mrekulli në vendin që po qëndron.

Tayna bashkë me shoqe po qëndron në Jug të Shqipërisë, por pikërisht në atë vend rastis të jetë edhe Noizy.

Këtë gjë e kanë lënë të kuptohet të dy artistët bazuar në fotografitë që i kanë ndarë me ndjekësit në Instagram.

Fansat e dyshes dëshirojnë që Noizyn dhe Taynën t’i shohin bashkë në një duet, por nuk janë të pakta aludimet për një lidhje dashurie.

Megjithatë, e gjithë kjo mund të jetë vetëm rastësi, ngase edhe muaj më parë Tayna e Noizy kanë pushuar në Tajlandë,  e që ishte rastësi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco