Johnny Depp merr shumën e majme pas largimit nga ‘Fantastic Beasts’

Johnny Depp merr shumën e majme pas largimit nga ‘Fantastic Beasts’

08:38, 11/11/2020

Pavarësisht se nuk do të interpretojë më në filmin “Fantastic Beasts 3”, Johnny Depp do të paguhet të paktën 10 milionë dollarë.

Depp nuk do të interpretojë më Gellert Grindelwald, por shumën e majme raportohet se e përfiton pas xhirimit të një skene të film.

Kjo sepse, si shumë yje të listës A, Depp ka atë që njihet si “pagë ose kontratë “, e cila kërkon që ai të kompensohet plotësisht pavarësisht nëse filmi është bërë apo jo dhe madje edhe nëse është riprodhuar. Zyrtarisht, Depp nuk u pushua nga puna nga Warner Bros, por iu kërkua të hiqte dorë nga seria.

Depp pranoi se atij iu kërkua të jepte dorëheqjen në një deklaratë, në të cilën ai përsëri mohoi pretendimet e abuzimit ndaj ish gruas Amber Heard dhe u zotua të apelojë vendimin e gjykatës. Warner Bros vendosi të ndërpresë punën me Depp menjëherë pasi gjykata hodhi poshtë padinë për shpifje ndaj “The Sun”.

Tabloidi britanik i ishte referuar Depp si një “dhunues gruaje” në një artikull mbi martesën e tij të trazuar 15-mujore me Heard. Në vendimin e gjykatës thuhej se artikulli i publikuar nga gazeta ishte “thelbësisht i vërtetë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco