Fotoja e David Beckham bëhet virale në rrjet/ Çfarë bëri këtë herë ish-futbollisti?

Fotoja e David Beckham bëhet virale në rrjet/ Çfarë bëri këtë herë ish-futbollisti?

22:34, 10/11/2020

Ndërsa Anglia po kalon një mbyllje të dytë, Victoria dhe David Beckham janë duke kaluar kohën në shtëpinë e tyre.

Nga shtëpia e tyre në fshat, David, Victoria dhe fëmijët e tyre Cruz dhe Harper përkujtuan të gjithë ata që humbën jetën në fushën e betejës së Luftës së Parë Botërore.

Por, vini re diçka të çuditshme në foto? Victoria shihet me një triko portokalli dhe mëngë blu, si dhe xhinse të markës së saj, ndërsa ish-futbollisti kishte veshur një xhaketë gri, këmishë të bardhë ... dhe aksesori që bëri bujë në rrjet ishin çizmet. 

Imazhi mori më shumë se 883 mijë 'pëlqime', por edhe një numër të pafund shakash në të cilat ndjekësit e tij vunë në dyshim këpucët e Davidit. "Unë mendoj se ai veshi çizmet e Gaston gabimisht", shkruan një nga ndjekësit.

Në rrjet menjëherë nisën krahasimet mes David-it dhe karakterit të Gastón në filmin vizatimor “E bukura dhe Bisha”. "Gastón dëshiron që çizmet e tij të kthehen", shkruan një tjetër ndjekës.

Megjithëse disa nga ndjekësit e tij nuk vunë re asgjë të çuditshme në lidhje me këto çizme, të tjerët theksuan pamjen e mirë që Davidi arriti me xhaketën, këmishën, xhinse dhe çizmet ngjyrë kafe.

Por, ai i mori këto foto me shaka dhe humor, duke ndarë një nga fotot në Instagramin e tij.

/K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco