FOTO/ Shtëpia ku jetoi legjenda Kobe Bryant shitet për shumën marramendëse

FOTO/ Shtëpia ku jetoi legjenda Kobe Bryant shitet për shumën marramendëse

22:18, 10/11/2020

Shtëpia e fëmijërisë së legjenda e NBA, Kobe Bryant në Pensilvani kaloi pjeswn mw tw madhe tw jetws sw tij, sapo është shitur për 810 mijë dollarë, shkruan TMZ.

Ish-banesa e “Black Mamba-s”, ishte me pesë dhoma gjumi, dy banja dhe tepër komode. Familja e Bryant, u largua nga shtëpia në vitin 2008, ndërsa vendosën që ta nxirrnin në shitje vetëm këtë shtator. Sipas të dhënave, shtëpia u shit më 6 nëntor për plot 810 mijë dollarë.

Kobe, kishte improvizuar në shtëpinë, një ambient të përshtatshëm për t’u stërvitur në basketboll.

Sigurisht, 810 mijë dollarë është një numër mjaft simbolik, legjenda e basketbollit ishte i lidhur gjithmonë me numrin #81 pas performancës së tij ikonike me 81 pikë kundër Toronto-Raptors më 22 janar 2006.

Kujtojmë se Bryant dhe vajza e tij, Gianna, ishin pjesë mes nëntë viktimave në një aksident me helikopter në janar të vitit 2020./K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco