VIDEO/ Humbi foshnjën gjatë shtatzënisë, modelja tregon se si vajza e saj përballet me humbjen e vëllait

VIDEO/ Humbi foshnjën gjatë shtatzënisë, modelja tregon se si vajza e saj përballet me humbjen e vëllait

20:29, 10/11/2020

Pak javë më parë, Chrissy Teigen humbi foshnjen e saj. Modelja ka rigjetur forcën dhe i është rikthyer sërish jetës normale pas traumës që kaloi.

Së fundmi, në një video në Instagram 34 vjeçarja tregon një arush dhe një kuti të bardhë me fjongo, brenda të cilës është hiri i bebushit që ajo humbi pas një hemorragjie.

“Kjo është gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë. Ne sapo morëm hirin e foshnjës Jack, me një fjongo të shenjtë.”

Në video shihet dhe vajza e saj 4 vjeçe Luna, duke thënë “Ky është bebi Jack dhe ky është arushi Teddy. Unë jam Luna. Si ja kaluat sot? Shtëpia jonë është shumë e hapur për jetën, vdekjen, pikëllimin, gjithçka. Ne përpiqemi t’i shpjegojmë gjërat dhe t’i përgjigjemi çdo pyetjeje në një mënyrë të bukur, shpirtërore”.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco